Për ca të njohur

Shikoj sot në gazetën Shqip një shkrim nga Gjergj Erëbara me titull DIZINFORMATORË ME KOHË TË PLOTË.  Autori aty flet për një ushtri mercenarësh virtualë që aktivizohen me kohë të plotë dhe dizinformojnë, shpërhapin informacione të rreme, kryejnë sulme ad hominem kundër autorëve online, dhe të gjitha këto në emër të propagandës partiake. Fenomeni është me interes për t’u përshkruar, madje është nga herët e pakta ku një autor nga një gazetë mainstream e shtron si problem interaktivitetin autor-lexues.

Kush ka pak eksperiencë në virtualitet, e njeh këtë kategori njerëzish.

Madje fenomeni nuk kufizohet këtu, por deri në këtë pikë shtrihet. Interesant gjithashtu ishte incidenti me intervistën e ambasadorit amerikan Arvizu, në televizionin proqeveritar ABC – vetë televizioni që e kishte marrë në intervistë ambasadorin, e censuroi pjesën ku ky i fundit shprehej anti qeverisë.

Incidente të tilla, “të vogla”, tregojnë shumë për autorët, për karakterin që kanë, për mënyrën e veprimit dhe arsyetimit që i janë mbartës. “Këta”, virtualët që bëjnë propagandë denigruese dhe manipuluese në internet, janë “ata” si shtetarë që më pas vjedhin, korruptohen, ushtrojnë dhunë, e madje edhe e nxisin këtë formë dhe mënyrë veprimi anë e mbanë në shoqëri. Sepse nëpërmjet kësaj kulture tregojnë se çfarë duhet të bëjë dikush që të përfitojë më pas.

Kur imoraliteti shpërblehet si arsye përfitimi, gjithë shoqëria shndërrohet në imorale. Kur dhuna bëhet tregues përfitimi, gjithë shoqëria shndërrohet në të dhunshme.

… dhe pastaj pyesim: Pse ka kaq dhunë në shoqërinë shqiptare?

Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: