Hollywood-i bën retro

Ndërsa prej Ballkanit shfaqen simptoma prapambetjeje duke përdorur si figurë simbol gomarin, interesante është të shihet sesi i trajtojnë simptomat e ndryshueshmërisë vendet e perëndimit.

Më pëlqen që ndryshimet sociale dhe politike në perëndim, t’i shoh nëpërmjet kinematografisë. Deri para se të bëhej Obama president, një seri e tërë filmash me një njeri me ngjyrë si protagonist, lider, emancipues, kryesisht në rol të tillë Denzel Washington, ishin tepër të shpeshta për të mos u vënë re…

Ndërsa tani, për volumin e madh të informacionit dhe ndryshimin e jetës të amerikanëve, po marr për krahasim tre filma.

I pari është “21 Jump Street”. Dy policë maskohen si adoleshentë në një shkollë të mesme amerikane për t’ju vënë pas një bande shpërndarëse droge. Dyshja është e përbërë nga “çuni i mamasë” dhe “i forti i mëhallës”, kështu ishin të ndara rolet kur frekuentonin të dy realisht shkollën e mesme.

Mirëpo kësaj rradhe, shumë gjëra kishin… ndryshuar. Nuk lejohet më të gjuash dikë me grusht për t’u bërë popullor, dikujt po i shave muzikën që dëgjon dhe i thua “gay” mund të akuzohesh për racizëm… rolet kishin ndryshuar tashmë. “I forti” nuk ishte më popullor në shkollë. Këtë rol tashmë e kishte “çuni i mamasë”. Ky me keqardhje pohon se kishte frekuentuar shkollën e mesme në dekadën e gabuar.

Filmi i dytë si shembull është “Hot tube time machine”. Një grup prej tre meshkujsh dhe një adoleshenti, shkojnë për pushime diku dhe transportohen në kohë, në vitet 80. Dhe i gjithë filmi ndërtohet në bazë të këtij kapërcimi në kohë. Ndryshimet e njërës dekadë prej tjetrës, efektet që këto ndryshime do të kenë në jetën e secilit. Aty gjithashtu përshkruhet se çfarë do të përfitonte dikush nëse do të njihte të ardhmen… Një pjesë interesante dhe plot humor e filmit është momenti kur u duhet të zbulojnë se në cilën dekadë ndodhen. Dhe për t’a marrë vesh pyesin për ngjyrën e Michael Jackson.

Filmi i tretë në rradhë që vë re ndryshueshmërinë, është pjesa e fundit nga filmi seri “American Pie“. Ish adoleshentët e atëhershëm, të fundviteve 90, kësaj rradhe 30 vjeçarë, bëjnë një reunion. Dhe ai që befason si kurdoherë, është Stiffleri i famshëm. Në një moment duhet të hyjnë në një shtëpi, dhe duhet të zgjedhin një pretekst. Preteksti i ngelet Stifflerit në dorë që troket dhe kërkon një telefon, sepse “i është prishur makina”. – Po si, asnjeri nga ju nuk ka celular, vjen përgjigjia. Kur e bëra për herë të fundit shfajësohet Stiffler, nuk kishin dalë celularët.

Një shembull bonus është nga seriali i mirënjohur  “How I met your mother”, ku shoqëria e famshme e serialit, për një moment pyet njeri tjetrin: E mbani mend kur ka qënë hera e fundit, kur bëhej një pyetje quiz, dhe përgjigja nuk kërkohej në google?

Në një rast tjetër, Ted mendon se mund t’ia dalë të takohet me një gocë, pa ia parë profilin e facebook-ut më parë… dhe vetëm kjo ide, ngjan më e komplikuar sesa duket.

Hollywood-i pra, bën retro, kthehet pas për të parë sesa larg ka shkuar…

Previous Post
Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: