Dy mite dhe… një peshk

Dy mite me të cilat mund të krahasohet koha që po kalojmë sot; dhe që më pëlqejnë mjaft si metafora, janë njeri biblik dhe tjetri pagan.

Miti biblik është ai i Adamit; më pëlqen të mendoj kohën e sotme si momenti kur Adami zbulon se është lakuriq. Është moment interesant kur Adami fiton një ndërgjegjie, një njohje më shumë për veten. Ai gjithnjë ishte lakuriq, por tashmë bëhet i ndërgjegjshëm për këtë gjë. Ky proces i vetënjohjes, i shton karakterit të tij dhe sjelljes përmasa të reja. Ai ndjen turp dhe kërkon të fshihet. Procesi i vetënjohjes u shton njerëzve dhe shoqërive sjellje dhe reagime të panjohura më parë, shumë herë të paparashikueshme.

Miti pagan, është i mirënjohuri mit i Prometeut dhe zjarrit. E kam shprehur dhe herë tjetër, gjëja e parë që mendoj unë se njerëzit kanë bërë me zjarrin, ka qënë t’i vënë flakën njeri tjetrit. Është e njëjta gjë me mjetet teknologjike, kur këto bien në duar të shoqërive të prapambetura. Mjetet e reja teknologjike do të krijojnë dhe shtojnë strese shoqërore, derisa të gjendet një ekuilibër.

 

dhe së fundi peshku… është ndoshta peshku më interesant në botë, ai i Douglas Adam. Quhet “babel fish” dhe ka aftësinë që duke u futur brenda veshit të dikujt, përmes transmetimit të valëve elektromagnetike, mund të përkthejë gjuhën e çdo personi tjetër në atë të personit që e mban peshkun në vesh.

Por pjesa më interesante në të cilën përshkruhet peshku, është ajo ku krijuesi i tij Douglas Adam pohon se: me tu marrë vesh realisht njerëzit mes tyre, u krijuan më tepër konflikte se atëherë kur nuk merreshin vesh. Një paralelizëm i bukur me komunikimin online, midis shqiptarëve sidomos.

Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: