Change!

Le të flasim për brrrrrrrr…. NDRYSHIMIN!

Ideja e përgjithshme është se ritmi i ndryshimit në botë, përsa i përket mënyrës së jetesës, mentalitetit, punësimit, vendndodhjes, është tepër i lartë. Dhe ideja që qëndron pas kërkesës për ndryshim është që populli (ai shqiptar që më intereson si subjekt, për momentin) duhet të ndryshojë që t’i përshtatet kohës. Një mënyrë për ta bërë të ndryshojë është t’ia përcjellësh këtë ide – O popull duhet të ndryshosh! oh well…

Po historinë me pataten e Kapodistrias, kush e di?

Kapodistria donte të importonte pataten në Greqi, aty rreth viteve 1830, mirëpo priftërinjtë ia mbushën mendjen popullit se këto “mollë toke” ishin krijesa djallëzore. Dhe normalisht “populli” u ngrit në protesta kundër importimit të patates. Kapodistria qëlloi burrë i zgjuar dhe i tha “popullit” se këto mollë toke i ka për vete, madje do vendosë roje që t’i ruajnë, sepse janë shumë të shtrenjta! E ndërkohë u thotë rojeve të bëjnë një sy qorr kur… “populli” të vijë t’i vjedhë (literalisht).

E kështu u përhap patatja në Greqi.

Ishim tek ndryshimi… Në mënyrë jo aq absurde sesa duket, ndryshimi konceptohet si ndërrim. Kultura materialiste shqiptare (kjo është temë më vete), e dedukton ndryshimin në ndërrim, siç dedukton (përsëri) ndryshimin me idenë se “nuk është popull i mirë”, edhe prandaj duhet të ndryshojë. Sikur ta lëmë me marrëveshje se “jemi popull i mirë” dhe do na duhet të ndryshojmë që të bëhemi akoma më i mirë?

Gjithsesi… vetë ideja për ndryshimin ka evoluar, e madje do thosha është revolucionarizuar.

Toffler jep një ide të shkurtër të ndryshimit tek “Future Shock” duke thënë:

if we divide the human experience of latest 50 thousand years and divide the same into 800 lifetimes, human being spent 650 lifetimes in caves

E më tej ai përshkruan, për shembull shpejtësinë e lëvizjes.

Prej vitit 6000 BC, shpejtësia e lëvizjes ishte 8mph dhe mund të arrihej me një karvan gamiljesh. Në vitin 1600 BC, kur u shpik karroca me kuaj, shpejtësia e lëvizjes arriti 20 mph.

Lokomotiva e parë në 1825-ën arrinte 13 mph. Në vitin 1880 me lokomotiva më të shpejta u arrit shpejtësia 100 mph. Racës njerëzore iu deshën mijëra vjet të arrinin deri në këtë pikë. Por pasi arritën këtu nuk kthyen kokën pas.

Do marr dhe një shembull tjetër, si elozh ndryshimit, të cilin Toffler nuk e përshkruan në librin e vet. Mundësia për ndryshim fizik, në vetë trupin e njeriut. Në kohët e lashta thuhej, vdekja fizike ndër njerëz, në shumë raste shkaktohej për shkak të prishjes së dhëmbëve. Nuk gjeje femër mbi 30 me të gjitha dhëmbët në gojë, e kjo gjë deri në mesjetë. Ndërsa sot, ndryshimet janë të shumëllojshme. Ndryshohet look-u, ndryshohet modeli i flokëve, qindra modele për ndryshim, ndryshohen buzët, të pasmet, ndryshohen gjokset, ndryshohet gjatësia e njeriut, ndryshohet pesha, ndryshohet ngjyra e syve, ndryshohet… vetë gjinia.

Pas këtyre më thoni: Sa i përshtatet një bote në ndryshim e madje një bote të tillë, një shoqëri e cila është akoma patriarkale, konservatore, kanunore, komplet materialiste dhe e izoluar?

Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: