Nobel për Kadarenë?

Shkrimtari ynë i mirënjohur, madje shqiptari më i njohur në botë, Ismail Kadare, kurdoherë kandidat për çmimin e madh “Nobel” këto vitet e fundit, është personazh shumë intrigues.

Kush ia ka lexuar veprën, nuk mundet veç të ketë respekt (më e pakta) për të.

Një nga gjërat që njerëzit i ka intriguar më shumë rreth tij, është dallimi cilësor i veprës së shkruar në kohën e monizmit në krahasim me atë të pluralizmit. Bindja popullore është se gjatë monizmit veprat e tij kishin cilësi më të lartë sesa këto të kohës pluraliste. Edhe arsyet e shpjegimit zakonisht i mbahen idesë se kufizimi ideologjik i komunizmit, është transmetuar tek shkrimtari si zell për të shkruar, e për të shfaqur në mënyrë alegorike idetë dhe pikëpamjet e veta. Tranzicioni (nuk e quaj dot demokraci), nuk i ka dhënë të njëjtën shtysë

Mendova të shoh të njëjtën situatë sipas pikëpamjes futuriste; dhe dallimin e shoh sidomos tek stili i shkrimtarit dhe bindjet e veta. Kadare shkruan për koncepte të lashta e të virtytshme të shqiptarit në shekuj, shkrimet e tij kanë një lloj përmbajtjeje mitike dhe metafizike. Ky është stili i njohur dhe i pandryshueshëm i shkrimtarit tonë. Veprat e tij të mëvonshme, i përmbahen të njëjtit stil – dhe këtu qëndron kleçka e dallimit cilësor. Ky stil i vjetër, nuk i përshtatet botës së re.

As kërkesave të Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit Nobel, për fat të keq.

 

 

Previous Post
Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: