Lufta e dytë botërore nën këndvështrimin teknologjik

Ndoqa para pak kohësh, një regjistrim të zërit të Adolf Hitlerit, ku ai dëgjohet të flasë si njeri “normal”. Kështu është përshkrimi i videos të paktën…

http://www.youtube.com/watch?v=ClR9tcpKZec

Brendia e regjistrimit, është akoma më interesante. Biseda e Hitlerit po bëhet me një komandant aleat të tij finlandez, dhe daton në vitin 1942. Të dy flasin për strategjitë e ndjekura gjatë operacioneve ushtarake që ishin ndërmarrë deri në atë kohë…

Pjesa më interesante (për mua) është ajo ku Hitleri flet për armatimin e jashtëzakonshëm që ishte vënë re prej forcave të Bashkimit Sovjetik të atëhershëm. Hitleri dhe komandanti finlandez, shprehen se janë jashtë mase të shokuar prej armatimit mostruoz masiv të ish BS.

mos po flasim për future shock?

Kanë 20-25 vjet si shtet i lirë – thotë Hitleri për BS – dhe gjithë këtë kohë e shpenzuan vetëm për tu armatosur deri në dhëmbë. Më pas jepen numra të frikshëm prodhimtarie, sidomos tankesh.

tankesh… kësaj do i rikthehem.

Në histori është i mirënjohur fakti se gjatë sundimit të Hitlerit, Gjermania njohu një zhvillim voluminoz ekonomik . Kjo periudhë i përket industrializmit masiv, apo sipas këndvështrimit të  Toffler është “second wave”. Tiparet kryesore të shteteve të suksesshme që i përgjigjeshin kësaj periudhe ishin ato që i përshkruan triptiku i famshëm “mass education, mass production and weapons of mass destruction”, dhe për t’a bërë të mundur implementimin e këtyre masave, duhet një shtet i fortë, i centralizuar. Të gjitha karakteristikave të mësipërme, i përgjigjeshin dy shtete, kryesisht – vetë Gjermania dhe BS.

Por gjithashtu, të dy shtetet, si Gjermania dhe BS u përgjigjeshin dy ideologjive nga më fondamentalistet që kanë ekzistuar mbi tokë. Këto ideologji, së bashku me avancimin teknologjik të atëhershëm industrial, i dhanë botës një luftë botërore. Një gjendje infantile ideologjike, bashkuar me mjete mostruoze teknologjike dhe boom – future shock.

Ndodh një ripërsëritje herë pas here e mitit të famshëm të Prometeut dhe zjarrit. Gjëja e parë që do kenë bërë njerëzit me zjarrin, ka qënë t’i vënë flakën njeri tjetrit. Prandaj miti e dënon Prometeun të qëndrojë i lidhur përjetë mbi një shkëmb.

Avancimi teknologjik, si i shtetit nazist, ashtu dhe i atij komunist-stalinist të ish BS, i jepte një truall të fortë vetëtitullimit ideologjik të secilit shtet – besojmë në diçka reale, prandaj po përparojmë teknologjikisht. Besimi ishte aq i fortë sa dhe përplasja e pashmangshme. Kjo lidhja e avancimit teknologjik, si argument mbështetës ideologjik, duhet vënë në pah dhe për një arsye tjetër; sepse do i bënte së paku t’i vinin gishtin kokës (dinarike) disa gomerë ballkanikë këtej rrotull që propagandojnë superioritet racor!

Hitleri flet me zë normal, thotë titulli i videos – e gjithashtu thotë gjëra normale – masivizimi i prodhimit të armëve në BS ia kishte kaluar masivizimit të prodhimit në Gjermani. Dhe ky ishte shkaku i humbjes, dhe për të njëjtin shkak që fitoi, pas 45 vjetësh BS do të humbte, kësaj here i përballur me një forcë të re perëndimore si Amerika. 45 vjet më vonë, BS do të bënte të njëjtën gjë, do të shpenzonte masivisht për armatime i angazhuar në luftën e ftohtë, do të prodhonte në masë hekurishte ndërsa popullata e vet do vuante për bukë. Ajo çka i bëri të fitojnë me Gjermaninë naziste, tanimë bëri të humbnin me Amerikën kapitaliste.

Ah po, tanket. Një dokumentar që kam ndjekur para disa kohësh, rendiste në bazë të disa të dhënave 10 tanket më të mira, të të gjitha kohërave. Dhe në vend të parë kishte tankun rus T-34.

http://www.youtube.com/watch?v=fVg6gFmuRlE

Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: