Gjueti shtrigash

Para disa kohësh pashë një dokumentar që fliste mbi “gjuetinë e shtrigave” në Afrikë dhe më konkretisht në Tanzani. Një prej protagonistëve të dokumentarit, profesor vendas, pohonte se me rritjen e ndikimit të globalizmit, po rriteshin dhe sulmet ndaj njerëzve që dyshohej se praktikonin magji. Një artikull online rrëfen për rritjen gjithnjë e më shumë të sulmeve mbi “shtrigat”.

Kjo mësymje ndaj “shtrigave” më bën të mendoj se çdo vend ka guvat e veta të veçanta ekzistenciale ku struket sa herë ndjen se po i sfidohet ideja që ka mbi identitetin e vet dhe botën. Në Tanzani me shumë gjasë duket të jetë shumë e përhapur bestytnia mbi shtrigat dhe magjinë; në Shqipëri format konservatore ekzistenciale në të cilat njerëzit struken janë “vlerat e vjetra dhe të lashta”, si besa, nderi – në kuptimin e tyre arkaik, nderi i shprehur nëpërmjet virgjërisë, besa si marrëdhënie e ngurtë klanore etj. Po njësoj në Greqi, guvat ekzistenciale janë ato fetare, të përkthyera në bestytni.

Pavarësisht veçantisë të formës së “guvës”, ideja është e njëjtë: njerëz konservatorë, kryesisht prej vendeve të prapambetura e kanë të vështirë të jetojnë në një botë gjithnjë e më shumë në ndryshim dhe struken në guackat e tyre ekzistenciale – ky proces i përplasjes së njërës botë me tjetrën, shumë herë është i dhimbshëm dhe shkakton viktima.

 

Leave a comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: