Fushatë kibernetike

Nuk e di nëse dikush tjetër e ka vënë tashmë re, se fushata e ardhshme do ketë një veçanti që asnjë tjetër nuk e ka pasur deri më sot. Do zhvillohet dhe nëpërmjet internetit. Ky fakt u pohua që kur kryeministri Sali Berisha, vendosi të hapte një faqe në facebook.

Tani një pjesë e mirë e aktorëve politikë, po fillojnë dhe duken më së shumti online. Aleksandër Meksi merr pjesë në një blog popullor si Peshku pa ujë, Saimir Tahiri ishte shfaqur aty gjithashtu, disa prej politikanëve janë aktivë në twitter, dhe të tjerë akoma po shfaqen personalisht në internet.

Është situatë interesante, përballja e politikës me publikun. Akoma dhe disa grimca të dhënash për këtë përplasje, që tani nuk kanë munguar. Kjo për shembull është një ngjarje që ka ndodhur me faqen e facebook të kryeministrit.

E sigurt është, se do ketë shumë e shumë të tjera. Nga ky aspekt, fushata duket se do jetë jashtë mase interesante.

Një qëndrim regresiv.

Gjithkush është njohur tashmë me nismën qeveritare, të iniciuar prej vetë kryeministrit, për të THERRUR 1000 qingja dhe 1000 desh. Kjo për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë.

Ndaj kësaj iniciative, pati reagime të shumta, ndër të cilat është dhe një peticion nga PAPA (People for Animal Protection in Albania), të cilin e gjeni në adresën e tyre në facebook. 

Dhe ndaj peticionit gjithashtu pati reagime, më interesanti nga të cilët ishte se pikërisht peticioni e ndot imazhin e Shqipërisë në botë, dhe jo akti i nismës qeveritare.

Hmmm… një reagim i ngjashëm u pa ndaj filmit kopt, që vinte në lojë besimtarët myslimanë. U tha, ndër të tjera, se këta të fundit nëpërmjet filmit ishin provokuar. Nuk po analizoj se në cilën anë është e drejta, pra nëse kanë të drejtë të ndihen të fyer apo jo besimtarët, veç dua të vë diçka  në pah.

Imagjinoni rrymën e informacionit nëpërmjet internetit, si një oqean gjigand, i cili nuk mund të ndalet, as t’i vihen barrikada. Imagjinoni gjithashtu çdo akt të kryer, çdo deklaratë, çdo ngjarje, çdo event, si një burim të kësaj rryme. Këto akte, krijojnë dallgët të cilat shpërndahen gjithandej; jo më kot themi se në internet serfojmë (surfing). Qëndrim regresiv është përpjekja për të ndalur shpërndarjen e informacionit, kur realisht duhet mbajtur qëndrim ndaj burimit të lajmit, dhe në këtë rast deklaratës qeveritare. Për mendimin tim, shpërndarja e informacionit është ligj po aq “fizik” i ngjashëm me forcën e rëndesës, shpërhapjen e dritës, apo të valëve.

Pavarësisht ideve politike, apo ideologjisë, apo besimit, asgjë nuk ka për ta ndalur mollën të bjerë në tokë, dritën të shpërhapet, lumin të rrjedhë e me rradhë. Po kështu me informacionin.

Këtu qëndron rrënja e qëndrimit konservativ dhe në shumë raste regresiv, i cili i imponon shumë herë njerëzve heshtjen, për shkak të turpit, frikës, apo ndjenjave të ngjashme. Është SHUMË GABIM. Shoqëria shqiptare, do duhet të jetë e aftë të serfojë mbi valët e shpërhapjes së informacionit, ju t’u bëhet barrikadë.

Një dyshim…

Nëse kam patur ndonjë dyshim në lidhje me atë çka ofron e ardhmja, sidomos ajo dixhitale, ky qëndron tek ideja që Xha Xhai e ka përshkruar në një post të vetin në PTF, me titull: ETIKA E VIRTUALES. 

Është shkrim i bukur, hedh dyshime të sakta mbi përdorimin e teknologjisë moderne, jepen shembuj jashtë mase interesantë, si ai i mandarinit kinez, apo dhe nga i pavdekshmi George Carlin (në komentet) për shpikjen e “flamethrowers“, hedhëset e zjarreve.

Megjithatë, për të ofruar një përgjigje ndaj shkrimit dhe gjithë dyshimit që autori shpreh në PTF, vjen ky postim nga Peshku pa Ujë, që tregon fotot e  fëmijëve të vrarë gjatë bombardimit izraelit në Gaza.

Për pak shtjellim…

Të njëjtat mjete teknologjike, të cilat përdoren për drones, dhe ata pilotë komandimi në distancë të këtij lloj aeroplanesh, vijnë tashmë në ndihmë për të përftuar një ndërgjegjie dhe përgjegjësi për aktet. Në këtë rast, me anë të twitterit dhe internetit. Askush më parë nuk është informuar dhe ndërgjegjësuar se çfarë po ndodh në anën tjetër të globit. Veç një njëzetvjeçar më parë, lajmet nga bota, përfytyroheshin nëpërmjet televizionit të vetëm shtetëror, me një dozë të fortë propagande. Ndërsa tani, gjithkush nëse ka dëshirë, mund të lexojë dhe mësojë se çfarë ndodh në Iran, Irak, Siri, Palestinë e me rradhë.

Papërgjegjshmëria e supozuar saktë, e pilotëve të drones, vinte nëpërmjet injorancës së tij për aktet që kryente. Përfytyroni se si do të ndihej tani, nëse i jepeshin vizualisht pasojat e akteve të kryera. Normalisht do të përftonte ndërgjegjien e nevojshme dhe përgjegjësinë e duhur.

Po jetojmë një epokë interesante, ndër të tjerash…

Hodha sytë përsëri nga “e ardhmja”, domethënë, brezi i ri, apo siç quhen ndryshe digital natives.

Dhe ndër metodat që shkencëtarët supozojnë për ta, që tu bëjnë të mundur mësimet e edukatës, etikës, tolerancës, mësime jete pra, një metodë e tillë do të ishte të vendoseshin përpara PC-së dhe t’i mësonin këto nëpërmjet lojrave elektronike.

Prensky’s own preference to this problem is to invent computer games to teach digital natives the lessons they need to learn, no matter how serious. This ideology has already been introduced to a number of serious practicalities. For example, piloting an Unmanned Aerial Vehicle (UAV) in the army consists of someone sitting in front of a computer screen issuing commands to the UAV via a hand-held controller which resembles (in detail) the model of controllers that are used to play games on an Xbox 360 game console. (Jodie C Spreadbury, Army Recruiting and Training Division).[6]

Interesante, apo jo?

:)

Kohë e kondesuar

Një mënyrë për të vërejtur, e madje një lupë për të parë më mirë se çfarë ndodh përreth, është arti. Humori ngelet trajta e preferuar e tij. Kështu, në performancën e vet të fundit stand-up comedy, një nga komedianët e mi të preferuar, Dylan Moran, flet për kondesimin e informacionit:

Marrë nga show i tij Yeah, Yeah live në Londër:

With what the changesI wanted to talk
about what’s going on
but I’d said enoughfuck it,
just settle itIt won’t.
It keeps becoming something else.
And you knoweven when the… You must
find it hard to keep up with what’s going on.
There was the… ‘Cause it is
too close together.
There was the royal weddingfor instance,
which is kind of silly newsyou know,
celebrity news.
And then a couple of days later,
Osama bin Laden got killed.
This is too close together.
In real timeit’s hard enough to keep track.
Imagine what’s it gonna be inyears’ time
when you have lost your mind completely.
The name Osama bin Laden will come up
and you’ll go “Yeshe was,
he was a very wicked manhe was.
But he did look stunning in that dress. “
Of coursehis brother was the one everybody
was talking aboutyou knowwhat an arse.
Soit’s an incredible period of change.

Shumë afër ngjarjet, dhe shumë pa lidhje. Martesa mbretërore, dhe vrasja e Bin Laden-it. Moran argëtohet me faktin se si do të mundet kujtesa e njeriut t’i riprodhojë ngjarjet, pas shumë vitesh.

citoj të përkthyer:

Po, po! Ai ishte, ishte shumë burrë i keq (Bin Laden), por dukej bukur me atë fustan (veshur) ama…

Të gjithë performancën e Moran, mund ta ndiqni këtu: http://lingualeo.ru/jungle/141313

Politikë polaroidi

Pasi mora vesh lajmin se gazetari grek Kostas Vaksevanis u arrestua (në flagrancë madje) për zbulimin e emrave të listës Langarde, u interesova më tepër të marr vesh për çështjen në fjalë.

Gazetari grek, për fat të mirë, ka një faqe online informative ku boton artikuj dhe intervista. Ndër të tjera kishte një artikull ku fliste për vizitën e zonjës Merkel në Greqi, dhe pritjen nga Samaras. Aty hasa shprehjen më sipër, si titull për artikullin: politikë polaroidi. Përse bëhet fjalë do pyesni? Gazetari e shpjegon vetë: Vite më parë, politikanët dhe udhëheqësit grekë, e fitonin legjitimitetin e tyre duke dalë në fotografi me “udhëheqësit e mëdhenj të Planetit”. E kështu kjo metodë vetë-reklamimi, u quajt politikë polaroidi.

Hëm… ndonjë të përbashkët me politikën e sotme shqiptare, dhe vizitën e zonjës Hillary Clinton?

Gjithashtu, një tregues përuljeje dhe skllavërie të popullit grek (atëherë) përballë TË MËDHENJVE të Planetit, gazetari në fjalë e jep duke cituar një shprehje të një politikani grek, që i drejtohet një gjenerali amerikan, tregon me dorë nga ushtria greke e mbledhur për rastin në fjalë dhe i thotë amerikanit: Gjeneral! Kjo është ushtria juaj!

Paralelisht do thosha: shqiptarë, këta janë liderët tuaj!!

Milionerët e së ardhmes?

Lexoj në blogun e mirënjohur të Mustafa Nanos, Respublica, një artikull tejet interesant…

Rivali i Merkelit, milioner nga… honoraret për fjalimet

Kurioz jam të di për Gjermaninë se si qëndron kjo punë, dhe sa i përhapur është profesioni i ri i zotit Peer Steinbrück. Megjithatë, nuk më lë indiferent kjo ideja se mund të ketë dikush fitime nëpërmjet fjalimeve. Alvin Toffler dhe David Houle, kanë qënë ndër pionerët e idesë se kapitali i së ardhmes do të jetë IP-ja. Jo ajo që identifikon adresën tuaj elektronike, por intelectual property. Pasuria intelektuale.

Mirë se erdhët në botën e re! Ku një ditë, edhe të shkruash komente online, do të shkëmbehet në vlerë monetare.

Kritikë materializmit identitar

Në blogun Peizazhet e fjalës, kam shkruar mbi materializmin identitar të popullit shqiptar, format që merr, mënyrat si shprehet dhe teoritë ku mbështetet.

Për ca të njohur

Shikoj sot në gazetën Shqip një shkrim nga Gjergj Erëbara me titull DIZINFORMATORË ME KOHË TË PLOTË.  Autori aty flet për një ushtri mercenarësh virtualë që aktivizohen me kohë të plotë dhe dizinformojnë, shpërhapin informacione të rreme, kryejnë sulme ad hominem kundër autorëve online, dhe të gjitha këto në emër të propagandës partiake. Fenomeni është me interes për t’u përshkruar, madje është nga herët e pakta ku një autor nga një gazetë mainstream e shtron si problem interaktivitetin autor-lexues.

Kush ka pak eksperiencë në virtualitet, e njeh këtë kategori njerëzish.

Madje fenomeni nuk kufizohet këtu, por deri në këtë pikë shtrihet. Interesant gjithashtu ishte incidenti me intervistën e ambasadorit amerikan Arvizu, në televizionin proqeveritar ABC – vetë televizioni që e kishte marrë në intervistë ambasadorin, e censuroi pjesën ku ky i fundit shprehej anti qeverisë.

Incidente të tilla, “të vogla”, tregojnë shumë për autorët, për karakterin që kanë, për mënyrën e veprimit dhe arsyetimit që i janë mbartës. “Këta”, virtualët që bëjnë propagandë denigruese dhe manipuluese në internet, janë “ata” si shtetarë që më pas vjedhin, korruptohen, ushtrojnë dhunë, e madje edhe e nxisin këtë formë dhe mënyrë veprimi anë e mbanë në shoqëri. Sepse nëpërmjet kësaj kulture tregojnë se çfarë duhet të bëjë dikush që të përfitojë më pas.

Kur imoraliteti shpërblehet si arsye përfitimi, gjithë shoqëria shndërrohet në imorale. Kur dhuna bëhet tregues përfitimi, gjithë shoqëria shndërrohet në të dhunshme.

… dhe pastaj pyesim: Pse ka kaq dhunë në shoqërinë shqiptare?

Dy mite dhe… një peshk

Dy mite me të cilat mund të krahasohet koha që po kalojmë sot; dhe që më pëlqejnë mjaft si metafora, janë njeri biblik dhe tjetri pagan.

Miti biblik është ai i Adamit; më pëlqen të mendoj kohën e sotme si momenti kur Adami zbulon se është lakuriq. Është moment interesant kur Adami fiton një ndërgjegjie, një njohje më shumë për veten. Ai gjithnjë ishte lakuriq, por tashmë bëhet i ndërgjegjshëm për këtë gjë. Ky proces i vetënjohjes, i shton karakterit të tij dhe sjelljes përmasa të reja. Ai ndjen turp dhe kërkon të fshihet. Procesi i vetënjohjes u shton njerëzve dhe shoqërive sjellje dhe reagime të panjohura më parë, shumë herë të paparashikueshme.

Miti pagan, është i mirënjohuri mit i Prometeut dhe zjarrit. E kam shprehur dhe herë tjetër, gjëja e parë që mendoj unë se njerëzit kanë bërë me zjarrin, ka qënë t’i vënë flakën njeri tjetrit. Është e njëjta gjë me mjetet teknologjike, kur këto bien në duar të shoqërive të prapambetura. Mjetet e reja teknologjike do të krijojnë dhe shtojnë strese shoqërore, derisa të gjendet një ekuilibër.

 

dhe së fundi peshku… është ndoshta peshku më interesant në botë, ai i Douglas Adam. Quhet “babel fish” dhe ka aftësinë që duke u futur brenda veshit të dikujt, përmes transmetimit të valëve elektromagnetike, mund të përkthejë gjuhën e çdo personi tjetër në atë të personit që e mban peshkun në vesh.

Por pjesa më interesante në të cilën përshkruhet peshku, është ajo ku krijuesi i tij Douglas Adam pohon se: me tu marrë vesh realisht njerëzit mes tyre, u krijuan më tepër konflikte se atëherë kur nuk merreshin vesh. Një paralelizëm i bukur me komunikimin online, midis shqiptarëve sidomos.

Përse na duhet çmitizimi?

Për të mos e parë veten kështu:

 

Por kështu:

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.